Hailey Baldwin sqaron të vërtetën e konfliktit me Selena Gomez

Hailey Baldwin sqaron të vërtetën e konfliktit me Selena Gomez

Në mediat rozë, gjithmonë është folur për një marrëdhënie jo të mirë midis Selena Gomez dhe Hailey Baldwin. Kjo për shkak të ish të dashurit të Selena Gomez, Justin Bieber, i cili sot është bashkëshorti i Hailey Baldwin.

Por duket se gjërat nuk janë aspak kështu, sepse në një intervistë të dhënë së fundmi, Haliey për“British Vogue”, ka hedhur poshtë çdo grindje dhe konflikt të mundshëm me Gomez. Madje sipas saj janë mediat sociale ato që krijojnë drama dhe konfikte të pavërteta.

Mendoj se mediat sociale janë një tokë perfekte për toksicitet dhe njerëz që krijojnë drama false mes vajzave dhe grave, për t’i vënë ato kundër njëra-tjetrës e për të krijuar këto histori që janë thjesht… toksike”.

Sipas Hailey, kjo gjë duhet të ndryshojë në mënyrë që njerëzit të mos jenë të pasjellshëm me njëri-tjetrin.