
Futbollisti brazilian, Gabriel Jesus ka folur për dietën e tij që aplikonte para se të bëhej pjesë e ekipit të Premier League, Manchester City.
Për goal.com ka thënë se nuk ishte në formë të mirë kur erdhi në ekipin e qytetarëve, ndërsa trajneri personal punonte fort ta rriste performancën e Jesus, duke e bërë të gatshëm dhe titullar për ekipin.
Haja shpesh pica dhe hamburgerë, vërtetë i doja shumë, ka thënë Gabriel Jesus.
23 vjeçi nga ekipi brazilian Palmeiras kaloi në Manchester City në vitin 2017-të për 35 milion euro. Këtë sezon në Premier League ka shënuar 10 gola në 24 paraqitje.
Insajderi.com