Hajni vjedh shtëpinë, gruan e bllokon në WC

Hajni vjedh shtëpinë, gruan e bllokon në WC

Shtëpia e një gruaje rruge në Çagllavicë u bë cak i plaçkitjes.

Gruaja më inicialet T.Z. ndodhej e vetme në shtëpi kur hajni i erdhi në derë, mëngjesin e së hënës, njofton Klan Kosova.

Viktima e cila për shkaqe sigurie nuk preferon ta tregojë fytyrën para kamerës, dyshon se grabitësi e kishte përcjellë që një kohë dhe e njihte mirë rutinën e saj, meqë e dinte se ishte i kishte përcjellë dy vajzat për shkollë dhe çerdhe.

E në momentin kur ai i ra ziles, kjo e ngatërroi për një familjar.