Hajrullah Çeku pranon detyrën si ministër i Kulturës

Hajrullah Çeku pranon detyrën si ministër i Kulturës

Hajrullah Çeku e ka pranuar zyrtarisht detyrën e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Këtë detyrë ia dorëzoi zëvendësministri, Engjelbert Zefaj.

“Ky urim shkon në emër të ministres, Vlora Dumoshi ajo sot këtu nuk është e pranishme sepse e ka marr mandatin e deputetes dhe e ka ndërperë punën në MKRS dhe më ka autorizuar mua që ta bëjë këtë detyrë, dhe besoj që do të keni sukses, Ministria është institucion i konsoliduar mirë dhe ka një buxhet të konsiliduar të miratuar nga Parlamenti i Kosovës”, tha tashmë ish-zëvendësministri.

Ndërsa, Çeku u shpreh i lumtur që i është dhënë mundësia ta drejtojë këtë dikaster.

“E falënderoj zonjën Dumoshi për punën që e ka bërë deri tash, pres që të kemi edhe koordinim për punët që deri tash të sistemohemi si ekip i ri dhe është një detyrë për t’i shërbyer vendit dhe komuniteteve me të cilat merret kjo ministri. Jam i lumtur që m’u dha besimi. Do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje që kulturën ta afrojmë kah qendra dhe ta largojmë nga periferi”, u shpreh ai. /Insajderi.com