Hajvalia fiton dhe merr kreun e tabelës

Hajvalia ka fituar edhe duelin e radhës në Superligën e Kosovës në futboll, ndaj Lirisë së Prizrenit me rezultat të thellë 3-0.

Hajvalia fiton dhe merr kreun e tabelës

Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi e dominoi në tërësi takimin dhe e nisi atë shumë mirë, kur në minutën e 3’ të takimit realizoi mbrojtësi me më së shumti gola në Superligë, Liridon Leci.

Hajvalia shënoi edhe dy herë në pjesën e dytë, brenda 5 minutash të pjesës së dytë me anë të Veton Shabanit dhe Genc Hamitit.

Me këtë fitore Hajvalia e merr kryesimin e kampionatit me 31 pikë, ndërsa Liria mbetet në pozitën e shtatë me 27 pikë. /Insajderi.com