Hakan Çalhanoglu pritet të vazhdojë kontratën me Milan-in

Hakan Çalhanoglu pritet të vazhdojë kontratën me Milan-in

Hakan Çalhanoglu do të vazhdojë të jetë edhe sezonin e ardhshëm një lojtar i Milanit me shumë mundësi, transmeton Insajderi.

Turku pritet që brenda muajit janar të rinovojë kontratën me “kuqezinjtë”, e cila i skadon në qershor të vitit tjetër.

Palët duket se kanë arritur një marrëveshje mes tyre për rinovimin, teksa këtë e ka konfirmuar vetë agjenti i futbollistit, Gordon Stipiç, i cili për “Todofichajes” ka dhënë se palët janë shumë afër dhe marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt.

Çalhanoglu ka qenë një nga lojtarët më të mirë te Milanit në këtë fillim sezoni, ku i ka dhënë një ndihmë të madhe skuadrës me paraqitjet e tij të shkëlqyera. /Insajderi.com