Hakeri 13 vjeçar theu mijëra fjalëkalime dhe vodhi dokumente të shkollës, punësohet në…

Hakeri 13 vjeçar theu mijëra fjalëkalime dhe vodhi dokumente të shkollës, punësohet në…

Një 13-vjeçar është bërë konsulent banke, ndërsa më herët kishte arritur që të thyente mijëra fjalëkalime të përdoruesve të ndryshëm, kryesisht llogari dhe karta bankare

Bëhet fjalë për një djalë nga Norvegjia, ndërsa fjalëkalimet dhe të dhënat dixhitale që kishte arritur të hakeronte i përkisnin kryesisht profesorëve dhe studentëve të shkollave private dhe publike.

Djali kishte vjedhur edhe dokumente shkolle.

Dhe në fakt, ishin mësuesit e shkollës të cilët ndihmuan policinë që të binte në gjurmët e tij.

Më pas erdhi dhe oferta e punës nga një ndër bankat më të njohura.

Djaloshi ka firmosur kontratë punësimi për muajt e verës si konsulent, i angazhuar për të rikontrolluar sistemin e sigurisë së përdoruesve të kësaj banke.