“Pushteti jolegjitim”

Haki Abazi: 236 mijë nënshkrime e forcojnë të drejtën për zgjedhje të reja

Ish zëvendës kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka përsëritur se vazhdon mbledhja e nënshkrimeve. Kjo është që zgjedhjet duhet të organizohen. Vullneti i qytetarëve të jetësohet.

Haki Abazi: 236 mijë nënshkrime e forcojnë të drejtën për zgjedhje të reja

Në rrjetin e tij social në Facebook, anëtari i Vetëvendosjes Haki Abazi ka thënë se “janë mbledhur 236 mijë nënshkrime dhe do të vazhdojmë me kërkesën për zgjedhje”, Njofton Insajderi.

Sipas tij këto nënshkrime janë për tu hapur sytë atyre që kinse në emër të demokracisë e vjedhin vullnetin e qytetarëve.

 

“236 mijë nënshkrime deri sot dhe vazhdojmë me kërkesën për zgjedhje!

236 mijë nënshkrime kundër qeverisë ilegale të Thaçit, të pas mesnatës për të bërë një qeveri që nuk u zgjodh asnjëherë nga vota, edhe atëherë kur kandiduan për kryeministër edhe tani me 6 tetor nuk i votuan për të qeverisur!

236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë për të hapur sytë me gisht atyre që në emër kinse të demokracisë e vjedhin vullnetin demokratik të qytetarëve!

236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, kundër vendimit të falsifikuar të gjykatës kushtetuese për dekretin jo kushtetues të presidentit shpifës“. /Insajderi.com