Haki Abazi bën gabime të tmerrshme drejtshkrimore

Haki Abazi bën gabime të tmerrshme drejtshkrimore

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është marrë sot me deklarimet dhe akuzat e zyrtarëve të LDK-së.

Ai ka postuar një status me shumë gabime drejtshkrimore në lidhje me këtë, shkruan Gazeta Metro.

Abazi ka deklaruar se deklarimi me gjuhë arrogante nga LDK-ja, është karakteristikë e atyre që e kanë dëmtuar rëndë interesin e qytetarëve dhe të vendit.

Por, Abazi në këtë shkrim të tij në Facebook ka bërë më shumë se 10 gabime drejtshkrimore, të cilat mund t’i shikoni në foton e mëposhtme.

Fjala shtetërore, pikëpamje, marrëdhënies, pastërtia, gatishmëri, janë disa nga fjalët që Abazi i ka shkruar në një mënyrë tjetër.