Haki Abazi i bashkohet Vetëvendosjes

Haki Abazi i bashkohet Vetëvendosjes

Analisti politik, Haki Abazi, ka aderuara në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Insajderi.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë që shumë shpejt do të bëhet publike, mirëpo është përgjigjur që ka aderuar.

“Unë besoj që shumë shpejt do të bëhet publike, po ka aderua, do ta keni informacionin shumë shpejt”, i ka thënë Haxhiu, Gazetës Insajderi.

Abazi, është deklaruar kundër koalicionin të mundshëm LDK-VV. Ai para pak ditësh kishte thënë se një koalicion i mundshëm LDK-VV do të ishte trishtim për krimin e tërmet për korrupsionin.

Ndryshe, Vetëvendosjes ditëve të fundit i është bashkuar edhe ish-deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi, si dhe personalitete të ndryshme. / Insajderi.com