Haki Abazi: Kjo qeveri është si ato qeveritë e Beogradit

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, e ka krahasuar Qeverinë Hoti me qeveritë e dikurshme e të dhunshme të Beogradit në Kosovë.

Haki Abazi: Kjo qeveri është si ato qeveritë e Beogradit

Anëtari i Vetëvendosjes, Haki Abazi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, e ka kritikuar ashpër Qeverinë Hoti, duke e quajtur qeveri jo legjitime dhe duke e krahasuar për nga karakteri me qeveritë e dikurshme të Beogradit të cilat kanë ushtruar dhunë në Kosovë, njofton Insajderi.

“ Ka pas qeveri të dhunshme ky vend, ka pas qeveri që ka përjashtu punëtorët nga puna, arsimtarët e nxënësit nga shkolla, ka pas edhe të atillë që në emër të popullit kanë dënuar patriot me qindra vjet. Sot kemi institucionet me jolegjitime dhe antidemokratike që ju gjasojnë atyre që kanë qenë antishqiptare dhe të kontrolluara nga Beogradi. Në atë kohë kushdo që ka bashkëpunuar kundër vullnetit të shumicës shqiptare është konsideruar “shqiptar i ndershëm”, sot kjo qeveri është kundër vullnetit të shumicës shqiptare. Kush do me mbetet pa nder e pa respekt në historinë e bërjes së shtetit”.

Abazi më pas duke shprehur mosbesim ndaj kësaj qeverie, ka shtuar se në nuk duhet të presim ndihmë nga kjo qeveri, por duhet të organizohemi vetë për ta menaxhuar dhe për tu mbrojtur nga pandemia Covid-19./Insajderi.com