Ish zëvendëskryeministri i Kosovës Haki Abazi thotë se Kosovën e rrezikon ndarja. Do të fillojë koha e zbatimit të planit të Thaçit për ndarje. Marrëveshja do të publikohet pas muajit shtator.
Në televizionin T7, në emisionin DPT, Haki Abazi ka thënë “se Kosovën e kërcënon ndarja pas datës 27 qershor. Ky proces i dialogut, është fillimi i zbatimit të planit të Thaçit, por që do të bëhet publike pas shtatorit të këtij viti”, njofton Insajderi.
Më pas Abazi ka shtuar se vetëm fitorja eventuale e Baidenit në SHBA, mund të evitojë këtë rrezik që i kanoset Kosovës nga procesi i dialogut me Serbinë.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka kritikuar ashpër qasjen e institucioneve të Kosovës karshi dialogut, sipas tyre pa parime, me Serbinë. /Insajderi.com