Haki Abazi thotë se Qeveria Hoti përbën rrezik për sigurinë kombëtare

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka vazhduar edhe sot me akuza ndaj Qeverisë aktuale të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haki Abazi thotë se Qeveria Hoti përbën rrezik për sigurinë kombëtare

Ai në një postim në Facebook e ka quajtur edhe një herë ilegale Qeverinë “Koti”, e cila sipas tij është krijuar me qëllim të realizimit të ndarjes së vendit dhe si e tillë përbën rrezik për sigurinë kombëtare, njofton Insajderi.

“Manipulimet me demokracinë duke e mirëmbajtur dhe mundësuar kapjen e shtetit ndërpriten vetëm me zgjedhje të lira e demokratike. As kjo qeveri e as ndonjë e rinegociuar për të vazhduar kapjen nuk flet dhe nuk përfaqëson vullnetin qytetarë”.

Haki Abazi është njëri ndër më të zëshmit nga Lëvizja Vetëvendosje që ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Hoti,

Postimi i plotë:

Qeveria ilegale kuislinge Koti e krijuar si rezultat e me qëllim realizimin e ndarjes së vendit sipas planit të Thaçi- Vuçic, përbën rrezik për sigurinë kombëtare, integritetin dhe sovranitetin e vendit dhe për shëndetin e qytetarëve dhe natyrisht edhe të ekonomisë. Manipulimet me demokracinë duke e mirëmbajtur dhe mundësuar kapjen e shtetit ndërpriten vetëm me zgjedhje të

lira e demokratike. As kjo qeveri e as ndonjë e rinegociuar për të vazhduar kapjen nuk flet dhe nuk përfaqëson vullnetin qytetarë./Insajderi.com