“Hala ka burra në shtetin e Kosovës”, kërcënimi i mëhershëm i anëtarit të Nismës ndaj Kurtit

“Hala ka burra në shtetin e Kosovës”, kërcënimi i mëhershëm i anëtarit të Nismës ndaj Kurtit

Kandidati për deputet në zgjedhjet e tetorit nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Haxhi Hoti, ka thënë më herët se kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i ka dy rrugë, ta lëshojë Kosovën ose të vritet.

Hoti më pas e fshiu shkrimin dhe kërkoi falje, duke thënë se kishte ndodh një gabim teknik.

Por, ky nuk duket të jetë një gabim teknik, pas anëtari i Nismës edhe në të kaluarën ka vepruar ngjashëm, kur është bërë fjalë për Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

“Albin grabitqari po mundohet të bëhet më i rëndësishëm se vet shteti i Kosovës, jo Albin se hala ka burra në shtetin  Kosovës!? Nëse nuk është interes i shtetit të Kosovës kurrë kryeministër nuk ke me u bë. Edhe Ramush Haradinaj u patë çu peshë po ku është sot, po këndon nëpër ferma të lopëve se në dasma nuk po e thirr kush me këndu”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, transmeton Insajderi.

Lexo edhe: 

Anëtari i Nismës: VV këta me y***** po na akuzojnë për ngacmime

Anëtari i Nismës kështu ofendon gratë dhe burrat e Vetëvendosjes

Deklarimi i rrezikshëm i anëtarit të Nismës: Kurti duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet

“Kurti ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”, anëtari i Nismës detyrohet ta fshij shkrimin, kërkon falje publike