“Halaand është zgjidhja e problemeve tek United

“Halaand është zgjidhja e problemeve tek United

Manchester United kanë bërë një gabim të madh që nuk transferuan norvegjezin? Erling Halaand, sipas Steve McClaren, i cili beson se ai do të ishte lojtari përfekt që të zgjidhë problemet tek United.

Manchester United u eleminuan të dielën nga Europa Liga pas humbjes 2-1 nga Sevilla, duke çuar  tre numrin e gjysmëfinaleve të humbura në këtë sezon. Ishte sulmi i Red Devils që u përfol shumë pas ndeshjes, pasi që shpërdoruan shumë raste dhe kësisoj nuk arritën që të shënojnë nga loja e hapur përkundër 20 tentimeve që i patën drejt portës së Sevillës.

“Ata kishin shumë raste shënimi. Po e shikoja ndeshjen dhe po mendoja nëse njëri prej Robin Persie, van Nistelrooy, Andy Cole apo Dwight Yorke të ishte aty, do të konkretizonin të paktën njërën prej atyre mundësive të shumta që i patën. Janë këto raste që vendosin për fatin e ndeshjes, dhe United dështuan në tre gjysmëfinale këtë sezon, duke mos konkretizuar rastet e tyre.”- tha McClaren për TalkSport.
“Halaand do të ishte përfekt. Një sulmues i ri, i cili mund të luaj nën presion, kjo është çka i duhet United.”- shtoi ai, transmeton Insajderi.

Halaand u transferua tek Dortmund në afatin kalimtar të Janarit, dhe në vetëm 15 ndeshje në Bundesliga ai shënoi 13 gola dhe asistoi dy herë./Insajderi.com.