Halil Kastrati: Rezervat e fundit që i kemi pas i kemi nis për të prekurit nga tërmeti

Halil Kastrati: Rezervat e fundit që i kemi pas i kemi nis për të prekurit nga tërmeti

Vullnetarë të ndryshëm u dolën në ndihmë të prekurve nga tërmeti me iniciativa të ndryshme, e ndër ta ishte edhe Halil Kastrati.

Ai së bashku me vullnetarë të shumtë u nisën menjëherë në Shqipëri për t’iu dalë në ndihmë personave të prekur nga tërmeti.

Kastrati në një intervistë për Insajderin  tha se ndihmat kanë ardh nga të gjitha anët e trojeve shqiptare dhe jo vetëm.

“Si për krejt popullin shqiptarë edhe për mu ka qenë qenë një lajm jo i mirë, ne jemi aktivizu krejt çka kemi pas rezerva dhe i kemi nis atë natë për Shqipëri, kemi qenë aktiv me gjëra ushqimore, veshmbathje dhe batanije. Ne vazhdojmë të jemi ende aktiv ndaj të prekurve nga tërmeti duke ju ofruar darkë për çdo natë në ish-kampin e Kforit gjerman”, ka thënë Kastrati.

Për më shumë detaje, klikoni në videon e mëposhtme: