Halimi: Nuk duhet tronditemi vetëm nga vrasja fizike, por edhe nga gjuha e vrasjes drejtuar vajzave

Halimi: Nuk duhet tronditemi vetëm nga vrasja fizike, por edhe nga gjuha e vrasjes drejtuar vajzave

Kandiditatja për kryetare të Ferizajt nga Lidhjea Demokratike e Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se nuk duhet të tronditemi vetëm nga vrasja fizike, por edhe nga gjuha e vrasjes që iu drejtohet vajzave.

Deklarata e saj erdhi pasi Policia e ka cilësuar “vrasje të rëndë”, atë që i ndodhi një 18 vjeçareje në Ferizaj.

“Gjuha mizogjeniste, dhuna ndaj grave dhe vajzave janë shndërruar në “normalitet” në shoqërinë tonë. Mjafton të analizohen rrjetet sociale, ku aq lehtësisht, fyerja deri në eliminim është bërë përditshmëri”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dhe një tjetër është në kërkim.

Ndaj kësaj ngjarjeje tragjike ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se “dhuna nuk duhet të normalizohet”.

Po ashtue dhe Rrjeti Grave, ka reaguar rreth rastit duke kërkuar dënim maksimal për “autorët e krimit”

Të dielën është raportuar së një vajzë është dërguar e vdekur në Spitalin Rajonal të Ferizajt, nga disa persona të cilët janë larguar më pas./Insajderi.com