Ferizaj: 35 vjeçari bie nga kati tetë, dyshohet për vetëvrasje

Ferizaj: 35 vjeçari bie nga kati tetë, dyshohet për vetëvrasje

Një 35 vjeçar në Ferizaj po dyshohet se ka “kryer vetëvrasje”, duke rënë nga kati i tetë.

Lajmi është konfirmuar për Insajderi.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”, rreth orës 17:24.

“Nga mjekët e spitalit të Ferizajt është konfirmuar se është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes”

“Policia , ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha veprimet, kanë siguruar vendin e ngjarjes”, tha Veseli.

Rasti po hetohet nga organet relevante nëse vërtetë ishte vetëvrasje. /Insajderi.com