Haliti flet për fondin Vendlindja Thërret

Haliti flet për fondin Vendlindja Thërret

Xhavit Haliti i Partisë Demokratike të Kosovës ka folur në Pressing për fondin “Vendlindja Thërret”. Thotë se ai nuk e ka menaxhuar këtë fond, njofton Insajderi.

“Unë kam miratu fondin “Vendlindja thërret” por unë nuk e kam menaxhuar. Por ju keni pas qejf qashtu me thanë”, tha Haliti.

Tutje ai ka shtuar se “diasporën e ka menaxhuar LPK-ja deri më 1991. Pas themelimit të LDK’së në diasporë, LDK-ja ka mbet minorancë. Shumë e vogël ka mbet krahasuar me LDK’në sepse u shpall shteti u shpall Republika, pavarësia”, shpjegoi Haliti.

Në fund Haliti ka thënë se “pas luftës PDK-ja e ka bërë gabimin më të madhin sa i përket diasporës. Nuk është marrë me diasporë”, thotë Haliti./Insajderi.com