Haliti: Nuk deklarohem për ato që dalin në media – Merrem vetëm me Specialen

Haliti: Nuk deklarohem për ato që dalin në media – Merrem vetëm me Specialen

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është deklaruar rreth propozim-aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ku të përfshirë ishin edhe pesë emra të të akuzuarve potencial nga Gjykata Speciale, transmeton Insajderi.

Ndër këta emra, i përfshirë sipas nënkryetarit të Organizatës së veteranëve, Nasim Haradinaj, bazuar në këto dokumente, ishte edhe Xhavit Haliti.

Ky i fundit ka thënë për Klan Kosovën se nuk deklarohet për gjërat që dalin në media dhe se ai merret vetëm me Specialen.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbajtur konferencë për media ku ka njoftuar se ka pranuar sërish dosje që kanë të bëjnë me Specialen. /Insajderi.com