Haliti nuk ishte në varrim e as s’bëri homazhe për Astritin që “kishte mbajtur në duar”

Haliti nuk ishte në varrim e as s’bëri homazhe për Astritin që “kishte mbajtur në duar”

Derisa për rastin e Astrit Deharit së shpejti pritet të mbahet një seancë parlamentare, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, tregon raportet e mira që ka pasur me familjen Dehari, për të cilën gjatë një emisioni dha lëvdata të mëdha.

Fjalë të mira foli edhe për vet Astritn, të cilin thotë se e ka mbajtur në duar.

“Unë kam lidhje emocionale me atë familje. Unë e njoh si fëmijë, e kam mbajt në duar Astritin dhe këtë e kam problem subjektiv”, tha Haliti në emisionin “InfoBox” të RTV Dukagjini.

Por Insajderi ka pyetur në Lëvizjen Vetëvendosje por edhe tek të afërmit e familjes Dehari për të pyetur nëse nënkryetari i Kuvendit, Haliti, ka qenë për homazhe kur janë bërë para Teatrit Kombëtar të Kosovës apo në varrimin e të ndjerit.

Në Vetëvendosje kanë thënë se Haliti nuk ka qenë as në homazhe e as në varrimin e të ndjerit.

Haliti gjatë emisionit është shpërfaqur i prekur nga vdekja e Deharit që përkundër muajve që kanë kaluar, rasti i tij ende nuk është zgjidhur përfundimisht ndërsa tek tash Kuvendi pritet të mbajë një seancë për të diskutuar për vdekjen e aktivistit Dehari./Insajderi.com