Haliti: Pacolli ishte mik dhe aleat i yni

Haliti: Pacolli ishte mik dhe aleat i yni

“Kushdo që të jetë në qeveri, duhet të jetë në ballë të detyrave që na presin”. Kështu është përgjigjur nënkryetari i LDK-së, Xhavit Haliti, duke u përgjigjur në lidhje me koalicionin LDK-AKR.

“Pacolli ka qenë aleat dhe mik i yni me të cilin jemi takuar shpesh. Edhe kur nuk ka qenë në parlament ka qenë i mirëpritur në shoqëri dhe biseda politike”, ka thënë Haliti, në emisionin “Intervista me Blerimin” që transmetohet në RTK.

Ai ka shtuar se nuk kanë shpallur askë armik për koalicione.

“Si parti e djathtë kemi pasë një koalicion me LDK-në dhe tani të dyja partitë janë në negociata me parti të ndryshme dhe me njëfarë mënyre po përpiqen që këto momentet e fundit t’i shfrytëzojnë të kenë një shtresë më të madhe në grupin e tyre”, ka thënë Haliti, nënkryetar në detyrë i Kuvendit të Kosovës.

Sipas Halitit, sido që të jetë, lufta elektorale është ballë për ballë. Por, kjo tha se nuk është një luftë elektorale armiqësore dhe ai nuk pret që të ndërmerr përmasa armiqësore.

Haliti, ndërkaq tha se në Kosovë po bëhet një treg politikanësh, që i ngjanë lojave sportive, njofton rtklive.

Nënkryetari i PDK-së, duke folur rreth demarkacionit me Malin e Zi tha se ky proces prapë do të jetë i vështirë për qeverinë e ardhshme dhe do varet se si opozita e ardhshme e sheh këtë proces. “Marrëveshjet ndërkombëtare parashihen që të ratifikohen me 2/3 e votave të deputeteve të Kuvendit. Mund të krijohet bllokadë në parlament dhe qeveria cilido që të jetë duhet të krijojë ambient për aprovimin e kësaj marrëveshje ndërkombëtare”, tha Haliti.

Ndërkaq rreth kandidaturës së Avdullah Hotit, Haliti tha se nuk do të komentojë shumë rreth vendimit të kryesisë së LDK-së. “E vërteta është se brenda LDK ka pasur kundërshtime dhe ka pasur pretendime edhe nga kandidatë të tjerë. Një pjesë e opozitës ka qenë e armiqësuar për shkak të VLAN-it, demarkacionit, asociacionit. Të shohim se çfarë mbështetje do të ketë Hoti vetë nga elektorati i LDK-së” ”, tha ai.(rtklive)