deklara" />

Haliti tha se Haradinaj s’ka pasur nevojë të dorëhiqet, kundërpërgjigjet deputeti i AAK-së

Haliti tha se Haradinaj s’ka pasur nevojë të dorëhiqet, kundërpërgjigjet deputeti i AAK-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, i ka komentuar deklaratat e Xhavit Halitit të PDK-së i cili tha se Ramush Haradinaj nuk ka pasur nevojë të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit për një ftesë nga Gjykata Speciale.

Demaliaj nuk ka dashur të ‘hyj më thell’ kur i ka komentuar deklaratat e Halitit.

Në një prononcim për Insajderin, ai ka thënë se drejtësia i ka punët e veta, duke i cilësuar si të panevojshme deklratat e Halitit. Sipas Demaliajt, qeveria tashmë ka rënë dhe është në detyrë.

“Deri sa të vendosim për mbledhje jemi partnerë. Qeveria ka ra, është në detyrë. Të gjitha deklarimet tjera tash janë të panevojshme dhe politike. Drejtësia i ka punët e veta dhe nuk duam të hymë më thell sepse me deklarime politike nuk besoj se fiton askush. Kjo është në kurriz dhe në fatkeqësi të luftëtarëve të UÇK-së dhe luftëtarëve të saj”, ka thënë Demaliaj.

Haliti në deklaratën e tij gjithashtu tha se Haradinaj po bën lapsus kur po thotë se po shkon në një gjykatë të huaj, duke rikujtuar se Gjykata Speciale vepron dhe funksionon me ligjet e Kosovës.

Demaliaj ia ka kujtuar Halitit se prokurorët dhe gjyqtarët e Speciales janë ndërkombëtarë, teksa ka përmendur deklaratën e sotme të Haradinajt ku thotë se Tribunali Special është gjykatë e jona.

“Kjo gjykatë është që Bashkimi Evropian ka ndarë fonde për themelimin e saj dhe të gjithë prokurorët e gjyqtarët janë ndërkombëtarë. Sot në deklaratën e tij, Haradinaj thotë se kjo është gjykatë nacionale e jona sepse është në kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, sepse kjo është votuar në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e Kosovës”, ka thënë Demaliaj. /Insajderi.com