Hamëz Jashari i ri dhuron çelësat e shtëpisë për një familje në nevojë

Hamëz Jashari i ri dhuron çelësat e shtëpisë për një familje në nevojë

Hamëz Jashari i ri, nipi i ushtarit legjendar të UÇK-së, ka dhuruar çelësat e një shtëpie për një familje në nevojë, të cilën e ndërtoi shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Në një ceremoni ku po dhurohen çelësat e shtëpive për 28 familje në nevojë, i pranishëm ishte edhe Hamëz Jashari i ri.

Pasi ia dhuroi çelësat e shtëpisë një familjeje nevojtare, Hamëz Jashari i ri falënderoi hoxhën Halil Kastrati, i cili është udhëheqës i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

“Mbaj me krenari emrin e gjyshit tim dhe në emër të familjes time dua të ju përshëndes të gjithëve dhe në veçanti hoxhën Halil Kastrati dhe stafin e tij. Uroj që të mos të ndaloni dhe të shkoni deri tek dera e shtëpisë së fundit të asaj familjeje që ka nevojë”, ka thënë Hamëz Jashari i ri.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli e kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. /Insajderi.com