Ministri i Financave, Bedri Hamza tha sot në Kuvend se nuk mund të ketë zvogëlim të vendeve të punës, kur ka rritje ekonomike prej 4.1 për qind.
" />

Hamza flet për shifrat e papunësisë

Hamza flet për shifrat e papunësisë

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha sot në Kuvend se nuk mund të ketë zvogëlim të vendeve të punës, kur ka rritje ekonomike prej 4.1 për qind.

“Nuk ka zvogëlim të vendeve e të punës kur ka rritje ekonomike për 4.1 për qind. Të dhënat e trustit tregojnë se kemi rritje të punësimit. Ka zvogëlim të atyre që kërkojnë punë. Norma e papunësisë është më shumë të të rinjtë dhe te gjinia femërore”, tha ministri Hamza.
Në seancën e sotme të Kuvendit, po bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.