Hamza kritikon Kurtin për planin e paraqitur në Kuvend

Hamza kritikon Kurtin për planin e paraqitur në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar Kurtin për planin e paraqitur në Kuvend, të cilin s’e konsideroi “as plan”.

Hamza, gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, tha se ka divergjenca të shumta në mes planit të “Qeverisë Kurti 1”, dhe planit të paraqitur të hënën e 22 marsit nga Albin Kurti.

“Ku është shërbimi ushtarak, ku është Fondi Sovran, ku është Banka Zhvillimore”, pyeti Hamza.

Hamza, pyeti edhe për linjën buxhetore. Ai shtoi çështjen se “ku do të merren paratë për realizimin e premtimeve”.

Hamza, këshilloi Kurtin që të ketë kujdes me makrostabilitetin.

Parashikoi një skenar që sipas tij do të jetë i rrezikshëm për të gjitha shtresat “rritja e normave tatimore”. /Insajderi.com