Hamza: Ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk ka substancë

Hamza: Ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk ka substancë

Ligji për rimëkëmbje ekonomike ka dështuar pesë herë të marrë votat e nevojshme të ligjvënësve.

Pasi ka dështuar pesë herë të marrë votat e nevojshme nga deputetët, Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, është cilësuar si i “pa substancë” nga shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, njofton Insajderi.

“Edhe ligjin për të cilin po flasim (Për Rimëkëmbje Ekonomike) është improvizim dhe nuk ka substancë. Ne po iu themi ejani dhe mbi bazën e këtyre iniciativave do ta japim kontributin. Janë bërë pesë tentime pa arsye”, ka thënë Hamza në Televizionin 7.

Ai ka deklaruar se edhe rishikimi i buxhetit të Kosovës nuk do të kishte kaluar në Kuvend pa mbështetjen e PDK-së.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës dështoi pesë herë të votojë Pakon për rimëkëmbje ekonomike në mungesë të votave./Insajderi.com