Hansi Flick e fiton çmimin “Trajneri i Vitit”

Hansi Flick e fiton çmimin “Trajneri i Vitit”

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, e ka fituar garën em dy trajnerët e tjerë gjerman, Jurgen Klopp dhe Julian Nagelsman, për çmimin, “Trajneri i Vitit” në Evropë.

Në sezonin e tij të parë si trajneri i Bayern, Flick, arriti që ta rikthejë në garë për titull e ligës Bayernin dhe ta fitojë atë, ndërsa ai ka fituar edhe Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur në finale ekipin e Paris Saint-Germain.

Në anën tjetër, konkurrentët e tij, Klopp dhe Nagelsman, gjithashtu kishin sezon të suksesshëm – Klopp arriti që ta fitojë titullin e Permier Ligës me Liverpool, ndërsa Naglesman, ka arritur që të shkojë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Insajderi.com.