Hapat e Hashim Thaçit për krijimin e Qeverisë së re pa Albin Kurtin

Hapat e Hashim Thaçit për krijimin e Qeverisë së re pa Albin Kurtin

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, e ka marrë edhe një herë mundin t’i shkruajë Albin Kurtit, kryeministrit të shkarkuar.

Në letrën e tretë presidenti e ripërsërit kërkesën, kërkon nga kryeministri emrin e mandatarit.

Veçse në kërkesën e tretë, i pari i vendit, është treguar i prerë.

“Në një periudhë të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi, të propozoni kandidatin për kryeministër për të formuar Qeverinë”.

“Askush nuk ka të drejtë t’i privojë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në Kuvendin e Kosovës për të pasur kandidatin/en për Kryeministër dhe për të ushtruar kompetencën e tij/saj për të zgjedhur Qeverinë siç përcaktohet në nenin 65 (8) të Kushtetutës”, shkruan Thaçi, transmeton Insajderi.

Thaçi për krejt këtë proces i ka njoftuar edhe ambasadorët e Kuintit.

“Me ambasadorët diskutova për zhvillimet politike dhe për kërkesat që ia kam drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekt politik fitues në zgjedhjet e vitit të kaluar, për ta propozuar kandidatin e ri për Kryeministër të Kosovës, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti”, ka shkruar Thaçi pas takimit që ka pasur sot me ambasadorët e Kuintit, transmeton Insajderi.

“Në këtë takim theksova se Republika e Kosovës dhe qytetarët kanë nevojë për një Qeveri me mandat të plotë, sidomos në rrethanat emergjente të krijuara nga pandemia. Çdo hap që do ta ndërmarr si president i vendit do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet tona, me praktikat e deritashme dhe me vullnetin e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Po të prerë në qëndrimin e tyre janë treguar edhe Lëvizja Vetëvendosje – kërkojnë zgjedhje.

Pikërisht për këtë arsye, të njëjtit nuk janë duke e dërguar emrin e mandatarit të Presidenti.

Arbërie Nagavci i ka thënë sot Insajderit se presidentiti do t’i për gjigjen tek pas përfundimit të pandemisë në vend.

Në anën tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo që deri para pak ditësh ishte në kolicion me Vetëvendosjen, ka nisur përgatitjet për krijimin e qeverisë, nëse një të tillë dështon ta bëj kryeministri i shkarkuar Albin Kurti.

Kreu i LDK-së e ka marrë dje dritën jeshile nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë për krjimin e koalicionit me Alenacën Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate.

Partia e Ramush Haradinaj është shprehur e gatshme për bashkëpnim me partinë e Isa Mustafës, ndërsa Nisma e Famir Limajt ende nuk ka një qëndrim zyrtar rreth kësaj çështjeje./Insajderi.com