Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar të gjithë udhëtarët se që nga 28 qershori do të lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta, njofton Insajderi.
Lajmi është bërë i ditur në një njoftim të zyrës për media të Aeroportit.
“Me kënaqësi, ju informojmë se nga data 28 Qershor 2020, lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës”, thuhet në njoftim.
“Nga tani e tutje, për orar të fluturimeve, ju lusim t’i referoheni faqes sonë zyrtare www.airportpristina.com.
Gjithsesi, aeroporti ka lutur të gjithë udhëtarët që t’u përmbahen udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit./Insajderi.com