Hapet aplikimi për shkëmbimin e studentëve në Amerikë

Hapet aplikimi për shkëmbimin e studentëve në Amerikë

Programi YES u themelua nga Kongresi Amerikan, u siguron nxënësve të shkollave të mesme të përzgjedhur përmes konkursit një bursë që të jetojnë për një vit shkollor në SHBA me një familje mikpritëse vullnetare, dhe të studiojnë në një shkollë të mesme atje, njofton Insajderi.

Tani, në vitin e 17-të, programi akademik YES ka siguruar bursa për mijëra nxënës të shkollave të mesme nga shumë vende.

Për të aplikuar ju duhet të plotësoni këto kushte:

  • Të jeni të lindur mes periudhës 1 janar 2004 dhe 15 korrik 2006.
  • Të jeni nxënës të klasës së 10-të ose 11-të të shkollës së mesme.
  • Të jenë nxënës me notën mesatare mirë ose shumë mire
  • Të kenë mësuar gjuhën angleze dhe të demonstrojnë aftësitë në gjuhën angleze në kohën e regjistrimit për konkurs.
  • Të përmbushin kriteret për marrjen e vizës amerikane.
  • Të jenë në gjendje të pajisen me një pasaportë ndërkombëtare.

Nxënësit me aftësi të kufizuar duhet të jenë të regjistruar në një shkollë të mesme në vjeshtën e vitit 2019 dhe të jenë të lindur mes 15 shkurtit 2003 dhe 15 korrikut 2006.

Për të aplikuar për vitin akademik 2021-2022, ju duhet të vizitoni ueb faqen: ais.americancouncils.org/yes dhe të plotësoni një aplikacion të thjeshtë të përbërë prej disa pyetjeve biografike dhe 3 eseve te shkurta. Për këtë faze të aplikimit mjafton të ngarkoni në aplikacion një fotografi tuajën si dhe një dokument identifikimi. Me të dorëzuar aplikacionin ju do të kaloni në fazën e dytë e cila përbëhet nga një test online i gjuhës angleze.

Një komitet përzgjedhës do të vlerësojë aplikimet në internet dhe do të zgjedhë gjysmëfinalistët në nëntor. Gjysmëfinalistët do ti nënshtrohen një aplikimi më të gjatë, një testi të aftësisë së gjuhës angleze, ese-ve si dhe intervistave./Insajderi.com