Hapet “kafeneja e vdekjes”, aty ku tregohen histori të tmerrshme e thyen tabu

Hapet “kafeneja e vdekjes”, aty ku tregohen histori të tmerrshme e thyen tabu

Në Londër ekziston një bar që njihet si “ kafeneja e vdekjes”, apo vendi ku njerëzit mund të diskutojnë hapur mbi një temë të cilën përgjithësisht, shumë preferojnë ta shmangin.

E ulur në krye të tryezës, menaxherja e kafenesw Mireille Hayden dëgjon me kujdes sesi një vajzë e re rrëfen vuajtjen e përjetuar pas humbjes së të atit dhe si po e përballon këtë gjë familja e saj. Është një vend i pazakontë, që mbledh njerëz të të gjithë moshave dhe shtresave të shoqërisëv për të rrëfyer histori dhimbjesh e vajtimi, me një filaxhan kafe dhe një copë kek përpara.

“Vdekja është pjesë e jetës. Është një procces natyror që do t’i ndodhë të gjithëve e megjithatë askush nuk preferon të flasë për të. Por ndërkohë, ne në kafenenë tonë kemi edhe shumë të qeshura, e kjo i befason njerëzit”, tha pronarja e kafenesë, Mireille Hayden. “Njerëzit vijnë këtu sepse duan të ndajnë eksperiencat e tyre, se duan të tregojnë një histori të dhimbshme për ta. Duan ta heqin atë peshë nga vetja. Ajo që ne bëjmë është se kalojmë në jetë a thua se nuk do të vdesim kurrë. Por nuk është ashtu, ndaj për gjëra të tilla, është mirë të flitet hapur”, shton Hayden.

Në këtë kafene mund të hapet ccdo temë, me një objektiv që mbetet përgjatë gjithë kohës i qartë: thyerja e “tabusë” së vdekjes dhe inkurajimi i njerëzve për ta jetuar sa më mirë që të munden jetën e tyre.