Hapet panairi i veshjeve tradicionale në Skenderaj

Hapet panairi i veshjeve tradicionale në Skenderaj

Në komunën e Skenderajit është hapur paniri i veshjeve tradicionale, në të cilin po marrin pjesë gra nga vendet e ndryshme të Kosovës.

Panairi është organizuar nga Shoqata “Drugëza” që drejtohet nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Panairi do të jetë i hapur për gjatë dy ditëve në vijim, ku do të ekspozohen veshje tradicionale.

“Ky panair është pjesë e aktiviteteve të organizuara, për çka jemi të lumtur që ka mbledhur shumë gra të zonja të cilat merren me punimin e veshjeve tradicionale”, ka thënë Jashari.

Ai ka theksuar se ky aktivitet do të shërbejë gjithashtu që gjenerata e re e shqiptarëve që kanë lindur në shtetet larg Kosovës, të njihet për së afërmi me traditën dhe kulturën e pasur të veshjeve tona tradicionale.