Hapet peticioni për pranimin e Kosovës në “Eurovision 2022”

Hapet peticioni për pranimin e Kosovës në “Eurovision 2022”

Pas sa viteve tentim nga Radio Televizioni i Kosovës që të bëhet pjesë e organizatës evropiane të transmetuesve, kanë arritur ta fusin në agjendë ndryshimin e statutit ku do t’i mundësohej RTK-së të ishte pjesë e kësaj organizate dhe me këtë Kosova mund të përfaqësohej në Festivalin e “Eurovision”, por mbeti pezull pasi që në luftën kundër kësaj kërkese nga Kosova u angazhua Qeveria e Serbisë dhe ajo e Rusisë.

Derisa tani është marrë hapi tjetër dhe më i duhuri nga Albert Limani. Pasi shihet ndikimi pozitiv i peticioneve, gazetari ka filluar një të tillë përmes të cilit kërkon praniminin e Kosovës në “Eurovision”.

Limani kërkon bashkëpunim nga qytetarët të cilëve u kërkohet të nënshkruhet ky peticion që ndihmonë në arritjen e qëllimit e që është dërgimi i Kosovës në “Eurovision 2022”.

Angazhimi për të quar Kosovën drejt skenës së madhe në Itali, veq se ka filluar me mbështetje nga një pjesë e popullit.

“Andaj kërkohen ende nënshkrime në peticion, e që shpresë jeni ju duke u qasur Këtu”.

Tanimë, “Kosova është pjesë e organizatave të mëdha dhe është koha që edhe Rrjeti i Transmetuesve Evropian (EBU) t’i hapë dyert për Kosovën (RTK)”, thuhet në njoftim.