Hapet tender për ndërtimin e tri shkollave në Prishtinë

Hapet tender për ndërtimin e tri shkollave në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka filluar procedurat tenderuese për tri shkolla të reja në këtë vend.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se shkollat do të ndërtohen në tri lagje të Prishtinës.

Sipas Ahmetit, lagjet të cilat do të bëhen me shkolla të reja janë Mati 1, Sofalia dhe Lagjja Qëndresa në Vetërnik.

Ai theksoi se pas disa vlerësimi pritet të fillojnë procedurat edhe për shkollën e katërt.

Njoftimi i plotë:

Dje ka dal njoftimi për fillimin e procedurave të tenderimit për tri shkolla të reja në Prishtinë, në Mat, Sofali e Veternik (afër Lagjes Qendresa). E pas një vlerësimi mjedisor së shpejti edhe për shkollen e katërt në Arbëri afër Komunes se Re.

Këto katër shkolla po bëhen në bashkëpunim me IFC (Banka Botërore) dhe për herë të parë në Kosovë me metoden PFI (Private Finance Initiative). Shkollat janë dizajnuar nga një Kompania Italiano Kolombiane e përzgjedhur nga Bank Botërore dhe do të jene ndër shkollat më moderne në Kosovë.

Faza e parë e tenderimit është parakualifikimi ku pastaj kompanitë që i kalojnë kushtet do të ftohen për të ofertuar.

Me këtë e kompletojmë rrjetin primar të shkollave!

#prishtina. /Insajderi.com/