Hapet ura më e madhe në botë, i gjatë 55 kilometra

Ura gjigante e cila e lidh Hong Kongun, Makaon dhe Kinën është e gjatë 55 kilometra.

Hapet ura më e madhe në botë, i gjatë 55 kilometra

Presidenti kinez Xi Jingping të martën zyrtarisht e hapi urën më të madhe në botë mbi det, projekt gjigant i cili e lidhë Hong Kongun, Makaon dhe pjesën kontinentale të Kinës, në kohën kur Pekini po e forcon autoritetin në ish koloninë britanike.

Në këtë infrastrukturë të gjatë 55 kilometra ndërrohen, ura e gjatë rrugore, e cila viret mbi ujërat e deltës së Lumit Margaritar, dhe tuneli nën det.

Duke falënderuar ishujve artificial dhe nyjeve kolosale, mundësohet lidhja e ishullit të Hong Kongut Lantau, në lindje, me ish pronën portugeze Makao dhe qytetin Zhuhai, në krahinën Guangdong, në perëndim.

Ura do të hapet për trafik të mërkurën, një ditë pas inaugurimit solemn.

“Zyrtarisht shpallë të hapur urën Hong Kong –Zhunai-Makao” ka thënë presidenti kinez shkurt në deklaratën në ceremoninë e rastit në Zhuhai, dhe më pas në ekranin e madh pas tij u lëshua një video montazh me fishekzjarrë mbi urën e madhe./Insajderi.com .