Hapin tunel dhe arratisen nga burgu 76 kriminelë të rrezikshëm

Hapin tunel dhe arratisen nga burgu 76 kriminelë të rrezikshëm

76 të burgosur të rrezikshëm janë arratisur nga një burg në Paraguai, pasi kishin kaluar javë të tëra duke hapur një tunel sekret, nëpërmjet të cilit do të largoheshin.

Sipas mediave të huaja, të burgosurit, shumica e të cilëve i përkasin bandës braziliane “Primer Comando Capital” (PCC), shpëtuan nga burgu “Pedro Juan Caballero” në qytetin Pedro Juan Caballero në Paraguai.

Të arratisurit janë 40 brazilianë dhe 36 të burgosur nga Paraguai. Lidhur me këtë arratisje, ministrja e Drejtësisë Cecilia Perez u tha gazetarëve: “Kjo nuk ishte puna e një njeriu dhe nuk u bë brenda një dite, është e pamundur që askush nuk dinte asgjë, nuk ka mundësi që askush nuk ka parë asgjë”.

Drejtori i burgut Christan Gonzalez është shkarkuar dhe arrestuar, së bashku me shefat e sigurimit të objektit.