Haradianj i konsideron votuesit e tij “të pa ndikuar nga propaganda”

Haradianj i konsideron votuesit e tij “të pa ndikuar nga propaganda”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianj, ka falënderuar 61.111 votuesit e kësaj partie në votimet e 14 shkurtit. Këta votues ai i cilësoi “ të pa ndikuar nga propaganda”.

Ky reagim i tij erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet – AAK do të ketë tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

“Ju, që përkundër propagandave të qarqeve të ndryshme me të cilat vazhdimisht u sulmua Aleanca, e që nuk u argumentuan asnjëherë, vazhduat të na besoni, ashtu siç e kthyem besimin tuaj me punë, duke i dhënë vendit Ushtrinë, tapitë e Trepçës, pavarësinë energjetike e shumë të tjera, vazhdoni të besoni në ne”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shtoi se Kosova ka zhvilluar zgjedhje të standardëve të larta demokratike.

Ramush Haradinaj në këto votime ka qenë kandidat për president të Kosovës, me të njëjtin synim garoi edhe Vjosa Osmani në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.com

 

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Vendi ynë zhvilloi zgjedhje me standarde të larta demokratike, që ngritën…

Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, 13 March 2021