Haradinaj i shqetësuar me tragjedinë ku pësuan dy adoleshentë nga Deçani

Haradinaj i shqetësuar me tragjedinë ku pësuan dy adoleshentë nga Deçani

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur pas tragjedisë në Gjermani.

Në Gjermani një tren ka goditur dy adoleshentë kosovarë nga Deçani.

“I tronditur nga lajmi për tragjedinë që ndodhi sot në Bruckberg të Gjermanisë̈ ku humbën jetën dy vëllezër nga Ratishi i Deçanit, në moshën trembëdhjetë, përkatësisht shtatëmbëdhjetë vjeçare”.

“U shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Arifaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit në këtë ditë të rëndë për të gjithë ne”, përfundoi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /Insajderi.com