Haradinaj: Nuk kemi ndryshuar qëndrim, s’e votojmë Osmanin për presidente

Haradinaj: Nuk kemi ndryshuar qëndrim, s’e votojmë Osmanin për presidente

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia që ai drejton “nuk ka ndryshuar qëndrimi për sa i përket çështjes së Presidentit”.

AAK nuk qëndron në sallë gjatë kohës sa Kuvendi përcakton drejtuesin e shtetit për pesë vite.

Kësisoj, Haradianj shtoi madje se “nuk kanë marrë asnjë ftesë për marrëveshje politike’, nga fituesit e zgjedhjeve.

“Ne e kemi mirëprit mundësinë me bisedu me fituesin e zgjedhjeve z.Kurti zonjën Osmani, nuk kemi marrë prej tyre kërkesë apo marrëveshje, ata nuk kanë kërku prej neve bashkëpunim, vetvetiu ne nuk jemi pjesë e një marrëveshje politike për votimin e kandidates së Vetëvendosjes, e pash një njoftim që LDK ka një votim të tillë, sa i përket Aleancës nuk ka ndryshu asgjë”, tha Haradinaj gjatë një conference për media.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë vendim që të qëndrojnë në sallë gjatë kohës sa zgjidhet Presidenti në Parlamentin e Kosovës.

Ndryshe nga ta, partia më e madhe opozitare, PDK – ri konfirmoi të martën që “S’ka votë” për Vjosa Osmanin.

Këtë të fundit, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e kishte quajtur “përçarëse”. /Insjaderi.com