Haradinaj: Amerika, ëngjëlli ynë mbrojtës

Haradinaj: Amerika, ëngjëlli ynë mbrojtës

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e përjetshme.

Haradinaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Amerika është ëngjëlli mbrojtës i Kosovës.

“E ndiej thirrjen e Kosovës për Evropën, për familjen tonë, e ku shpejt do të lëvizim lirshëm pa viza. Për NATO-n, që është aleanca jonë. E ndiej thirrjen për miqësinë e përjetshme me Amerikën që ishte dhe mbetet ëngjëlli ynë mbrojtës”, ka thënë Haradinaj.

“Sot, jemi këtu se na ka thirrë Kosova. Pra, për Kosovën që fiton”, ka thënë ai. /Insajderi.com