
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion prej 14 anëtarësh, ish-ushtarakë dhe civilë, nga vende të ndryshme të botës që kishin shërbyer në Kosovë nga paslufta, përgjatë fazës së tranzicionit të TMK-së në FSK, si përfaqësues të ekipit Këshillues të NATO-s.
Gajtë këtij takimi kryeministri Haradinaj kishte shfrytëzuar rastin që të ankohet tek ish-ushtarakët e NATO-së për liberalizim të vizave.
“Edhe pse i kemi plotësuar të gjitha kriteret, jemi vendi i vetëm që nuk mund të lëvizim lirshëm”, tha kryeministri Haradinaj, i bindur se qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të marrin lajmin e shumëpritur për liberalizim të vizave.
Më tej, kryeministri Haradinaj, foli edhe për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, duke theksuar se Kosova ka shënuar progres dhe tani pret rastin e madh për të udhëtuar pa viza.
Në këtë takim është biseduar edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, delegacioni 14 anëtarësh, ish-ushtarakë dhe civilë, falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe ndihmë të mëtejshme për Kosovën.