Haradinaj: Anton Quni nuk është plagosur kurrë në luftë

Haradinaj: Anton Quni nuk është plagosur kurrë në luftë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj ka thënë se nuk brengoset kur reagon ndaj Anton Qunit, pasi ka thënë se ai nuk është plagosur kurrë në luftë.

Në emisionin Debat + me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, Haradinaj deklaroi se Anton Quni nuk është plagosur në luftë, teksa reagoi ndaj njerëzve që ai tregon se kanë thënë që Quni është i plagosur në luftë.

“Anton Quni ka qenë një komandant batalioni. Mu më ka shkru njëri në Facebook, më ka thënë: ‘A të vjen marre me fol për Anton Qunin. Ai sa herë del para pasqyrës i sheh plagët e tij’. Kurrë Anton Quni nuk është plagosur në luftë. Kurrë!”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se Anton Quni ka qenë vetëm komandant i një batalioni në UÇK. /Insajderi.com