Haradinaj bën homazhe tek varri i heroit Ramë Bllaca

Haradinaj bën homazhe tek varri i heroit Ramë Bllaca

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot varrin e heroit Ramë Bllaca.

Haradinaj përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’, ka shkruar heroi Ramë Bllaca ishte zë i fuqishëm kundër politikës serbe dhe se Bllaca dhe Suhareka janë ndër brezat që i dolen zot atdheut.

”Bllaca dhe Suhareka ndër breza i dolën zot atdheut. Sot, për homazhe tek varri i heroit Ramë Bllaca, i cili ishte zë i fuqishëm kundër politikës serbe që synonte zhvendosjen masive të shqiptarëve dhe me guximin e tij vulosi vazhdimësinë tonë në tokën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj gjatë vizitës në familjen Bllaca ka thënë se kjo familje përgjatë historisë është rreshtuar me lëvizjen kombëtare shqiptare për çlirim dhe pavarësi.

”Po sot, i nderuar të isha për vizitë në familjen patriotike Bllaca, e cila, përgjatë historisë është rreshtuar me lëvizjen kombëtare shqiptare për çlirim dhe pavarësi. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë Haradinaj.