Haradinaj bie pre e komedianëve rusë – uron kandidatin inekzistent për kryeministër

Haradinaj bie pre e komedianëve rusë – uron kandidatin inekzistent për kryeministër

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka rënë pre e telefonatave të rrejshme të dy komedianëve rusë, Vovan dhe Lexus, të cilët sipas burimeve i janë prezantuar kryeministrit në emër të presidentit, Petro Poroshenko.

Haradinaj, mbrëmë përmes një shkrimi ka bërë të ditur se përkrahë “mikun e tij”, Petro Poroshenkon për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë dhe se kryeministrit të ardhshëm, Vovan Lexusov i dëshiron të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën.

Realisht, emri i kryeministrit “Vovan Lexusov” është një emër i rremë, respektivisht është kombinim i emrave të dy komedianëve Vovan dhe Lexus .

Haradinaj, i është përgjigjur telefonatës të rremë kinse nga Poroshenko përmes një shkrimi në Twitter duke mbështetur Poroshenkon për president dhe duke thënë se Vovan Lexusov (një emër i rrem) duhet të bëhet kryeministër i Ukrainës.

“E uroj popullin ukrainas për zgjedhje të lira dhe demokratike. Mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e ardhshëm Vovan Lexusov i dëshirojë të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën drejt integrimeve euroatlantike. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë së bashku si popuj të lirisë dhe prosperitetit”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Insajderi.

Sipas burimeve të Insajderit, Haradinaj ka rënë pre e telefonatave të dy komedianëve rusë, Vovan dhe Lexus, të cilët kryeministrit i janë paraqitur sikur presidenti, Petro Poroshenko duke premtuar njohjen e Kosovës nga Ukraina nëse Poroshenko fiton zgjedhjet.

Vovan e ka konfirmuar sot ngjarjen ne nje prononcim per agjencine ruse te lajmeve RIA Novosti, duke thene se deri me tash aid he kolegu i tij kane biseduar me Haradinajn tri here nga janari dhe se krzeministri kosovar ka postuar nje shkrim ne Twitter edhe me 29 mars .

Kush janë realisht Vovan dhe Lexus?

Lexus dhe Vovan njihen si dy burrat më të çuditshëm në Rusi. Dyshja emrat e të cilëve janë, Alexei Stolyarov dhe Vladimir Kuznetsov njihen si “prank callers” (thirrësit mashtrues), së fundmi kanë mashtruar këngëtarin, Elton John dhe presidnetin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kritikët, megjithatë, dyshojnë se prapa çiftit qëndron një sekret i errët, me dyshimin se kanë lidhje me shërbimin e sigurisë të Rusisë.

Javën e fundit, dyshja morri vëmendjen e mediave, kur dy komedianët arritën t’a bindin politikanen Nadezhda Savchenko – një ukrainase e cila akuzohet në Rusi për vrasjen e dy gazetarëve rus, që të ndalë grevën e urisë.

Përmes një letre të rrëm dhe thirrjeve telefonike, dyshja bindën avokatët e Savchenkos se presidenti ukrainas, Petro Poroshenko u kishte bërë një kërkesë personale që ajo të ndalonte grevën e urisë.

Vovan dhe Lexus, emrat me të cilët ata njihen, në të kaluarën kanë thirrur persona të famshëm si Elton John duke pretenduar se janë Putini, dhe duke premtuar se do të reformojnë qasjen ruse në ligjet e LGBT-së. Artisti, Elton John një kritik i ashpër i ligjeve të Rusisë mbi “propagandën e homoseksualëve” më parë kishte thënë se donte të takohej me presidentin rus për të folur për të drejtat e homoseksualëve dhe ishte i kënaqur kur u shfaq dëshira e tij u bë e vërtetë./Insajderi.com