Haradinaj: Defilimet e tilla nga EULEX paraqesin ushtrim të forcës joproporcionale që nuk respektojnë dinjitetin njerëzor

Haradinaj: Defilimet e tilla nga EULEX paraqesin ushtrim të forcës joproporcionale që nuk respektojnë dinjitetin njerëzor

Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar rreth bastisjes së shtëpisë së Jakup Krasniqit nga ana e EULEX-it, njofton Insajderi.

Sipas Haradinajt këto bastisje janë shqetësuese, pasi që nuk janë në përputhje me standardet e shteteve demokratike.

Madje ai ka theksuar se defilimet e tilla nga EULEX në prani të familjarëve janë traumatike dhe paraqesin ushtrim të forcës joproporcionale që nuk respektojnë dinjitetin njerëzor.

“Zhvillimet e fundit me bastisjet nga policia e EULEX-it janë shqetësuese, pasi që nuk janë në përputhje me standardet e shteteve demokratike. Defilimet e tilla nga EULEX, veçanërisht në prani të familjarëve janë traumatike dhe paraqesin ushtrim të forcës joproporcionale që nuk respektojnë dinjitetin njerëzor”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje kreu i AAK-së thotë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe se beson në pafajësinë e Jakup Krasniqit.

“Operacionet e tilla, nëse kërkohen nga organet e drejtësisë, mund të kryhen nga Policia e Kosovës. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe besojmë në pafajësinë e z. Jakup Krasniqi”, ka përfunduar shkrimi i Haradinajt. /Insajderi.com