Kërkesa e Haradinajt ndaj deputetëve të VV-së

Kërkesa e Haradinajt ndaj deputetëve të VV-së

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka komentuar arrestimin e 3 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Haradinaj tha se i vjen keq për atë se çfarë i ka ndodhur sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës, por sipas tij deputetët e Vetëvendosjes duhet të paraqiten para Gjykatës sa herë që ata thirren.

“Sot ndodhi arrestimi i deputetëve të Kosovës. Tani e vërteta është se kundërshtonim marrëveshjen që mbetet rrezik për Kosovën, është rrezik politik. Ne mendojmë që ai rebelim i atëhershëm ka sjellë të mira, ndërsa qëndrimi i Aleancës atëherë ka qenë që meqenëse është kundërshtim politik e jo ligjor unë mendoj që deputetët që kanë kundërshtuar nuk kanë pse të mos paraqiten në gjykate ata s’kanë bë asgjë që meriton me u fshehë të gjithë e kemi bërë me vetëdije kundërshtimin”.

“Nuk me vjen mire qe ka kështu po besoj qe VV do t’i ndaje kundërshtimin politik dhe ligjor. Ata s’kanë pse te ikin”, tha Haradinaj.