Haradinaj dhe Krasniqi nesër pritet të intervistohen në Hagë

Haradinaj dhe Krasniqi nesër pritet të intervistohen në Hagë

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi thuhet se do të intervistohen nga prokurorët e Speciales nesër në ora 09:30.

Kështu ka deklaruar gazetari i RTV Dukagjinit, Fidan Rama, i cili po raporton për zhvillimet e fundit në Hagë.

Ai ka thënë se po mbahen fshehtë detaje të intervistimit të komandantëve e ushtarëve të UÇK’së.

Ai thotë se Haradinaj e Krasniqi do të paraqiten në zyrën e Prokurorit Special në ora 09:30, por nuk dihet sa do të zgjasë intervistimi i tyre.

Një gjë e tillë thuhet se varet nga përgjigjet e tyre.

Avokati i Shukri Bujës në një përgjigje dhënë për këtë media ka thënë se nuk është i autorizuar të flas për media lidhur me klientin e tij.