Haradinaj takohet me përfaqësues të degëve në tri komuna
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me kryetarët dhe përfaqësuesit e degëve të partisë nga Gjilani, Vitia e Kamenica, shkruan Insajderi.
Haradinaj ka thënë se takimi është bërë me qëllim të mobilizimit për të fuqizuar projektin “100% shtet”.
Ai ka thënë se ky projekt i hapë rrugë zhvillimit të rajonit të Anamoravës dhe tërë Kosovës.