Haradinaj: Ditë historike për Kosovën misioni parë i FSK-së jashtë vendit

Haradinaj: Ditë historike për Kosovën misioni parë i FSK-së jashtë vendit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianj, ka thënë se është ditë historike për Kosovën që FSK të marrë pjesë në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

“FSK do të shërbejë krahas Ushtrisë Amerikane, për herë të parë në një mision të tillë, shumë larg territorit të Atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Misioni i parë i FSK-së do të jetë në Kuvajt.

“Vendi ynë është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes e FSK është shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me ShBA dhe NATO”.

Në ceremoninë e mbajtur sot kanë marrë pjesë figura të ndryshme politike përfshirë presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti e ministri i mbrojtjes në detyrë, Anton Quni. /Insajderi.com

 

Një ditë historike për Kosovën, për Ushtrinë e saj, për paqen dhe sigurinë.

FSK do të shërbejë krahas Ushtrisë…

Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, 9 March 2021